Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend

9 Nëntor 2026 | 08:29

Pas një periudhe disa mujore pa zhvillime konkrete, Reforma Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve parlamentare. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet në orën 13:00, me fokus rishikimin e formulës së përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, në kushtet e ndarjes së re territoriale.

Rifillimi i punës vjen në një moment kur procesi duhet të përshpejtohet, ndërsa rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit Evropian kërkojnë një reformë më të gjerë, që të mos mbetet një marrëveshje mes dy forcave kryesore politike, PD-së dhe PS-së, por të përfshijë edhe partitë e tjera.

Megjithatë, qëndrimet e palëve për sistemin zgjedhor vijojnë të jenë të ndryshme. Partia Demokratike këmbëngul te propozimi për lista 100% të hapura, duke kërkuar që kjo formulë të zbatohet edhe për zgjedhjen e këshillave bashkiakë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ende nuk ka paraqitur një propozim konkret për sistemin zgjedhor. Përfaqësuesit e mazhorancës kanë paralajmëruar se, në rast se nuk arrihet një dakordësi politike, do të vijojnë procesin e reformës edhe pa opozitën.

Një tjetër element që shton presionin mbi komisionin është afati kohor. Në fund të këtij muaji përfundon mandati i tij, ndërsa mazhoranca ka bërë të qartë se nuk parashikon shtyrjen e afatit.

Reforma Zgjedhore rikthehet me disa çështje të pazgjidhura dhe me një kohë të kufizuar për të prodhuar dakordësi mes palëve. Mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë të kapërcejnë kundërshtitë apo procesi do të vijojë sipas vullnetit të njëanshëm të mazhorancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nvidia heton CEO-n, Jensen Huang! Dyshime për një aferë me një spiune kineze

Gjigandi amerikan i teknologjisë Nvidia po hap një hetim ndaj drejtorit të saj ekzekutiv, Jensen Huang, pas raportimeve se ai ishte “objektiv i një përpjekjeje...
08:25 | 09/11/2026

Vdes në spital autori i masakrës me 9 viktima në Poloni

Policia e vendit njoftoi herët të hënën në mëngjes se personi i armatosur 24-vjeçar që vrau gjashtë persona në sheshin historik qendror të Krakovës ,...
08:11 | 09/11/2026

Roja bregdetare greke: 12 emigrantë të vdekur u gjetën në një varkë pranë Kretës, shpëtohen 18 të tjerë

Autoritetet greke kanë njoftuar se kanë nxjerrë trupat e 12 emigrantëve të vdekur nga një anije që lundronte pranë ishullit të Kretës herët të hënën....
08:07 | 09/11/2026