Një tjetër tërmet i fortë godet Japoninë, lëkundjet ndihen edhe në Tokio! Ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Japonisë të hënën, duke dërguar dridhje deri në kryeqytetin Tokio, raportuan mediat lokale, duke cituar agjencinë meteorologjike të vendit.
Tërmeti goditi brigjet e prefekturës Ibaraki, në verilindje të Tokios. Nuk u lëshua paralajmërim për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale.
Dridhja ndodhi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, duke regjistruar një intensitet prej 3 ballë sipas shkallës sizmike shtatëpikëshe të Japonisë në pjesë të prefekturave Miyagi, Ibaraki, Fukushima dhe Tochigi.
Epiqendra e tij ishte në 36.2 gradë gjerësi veriore dhe 142.2 gradë gjatësi lindore.
Tërmeti ndodhi një ditë pasi një tërmet me magnitudë 5.7 goditi Japoninë qendrore të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 persona.
Japonia shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, në pikën e bashkimit të katër pllakave kryesore tektonike, duke e bërë atë një nga vendet më sizmikisht aktive në botë.
Të shtëna me armë në SHBA, dy viktima dhe 3 të plagosur! Policia nis hetimet
Fundi i besnikërisë ndaj partisë së Mandelës? Varfëria dhe korrupsioni ndryshojnë hartën politike të Afrikës së Jugut
Kriza e bankës Ueno në Paraguai, kontrollohet rezidenca e ish-presidentit Santiago Pena pas shkarkimit nga detyra
- 08:43 Raporti i BE: Grupet Pro-Maga dhe Pro-Izrael shfrytëzuan protestat në Francë
- 08:42 Të shtëna me armë në SHBA, dy viktima dhe 3 të plagosur! Policia nis hetimet
- 08:41 Fundi i besnikërisë ndaj partisë së Mandelës? Varfëria dhe korrupsioni ndryshojnë hartën politike të Afrikës së Jugut
- 08:34 Kriza e bankës Ueno në Paraguai, kontrollohet rezidenca e ish-presidentit Santiago Pena pas shkarkimit nga detyra
- 08:32 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Misioni ynë në Iran nuk ka mbaruar
- 08:29 Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend