Aktualitet

Çadrat me vete, java nis me mot të keq!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se sot moti në vendin tonë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit të SHMU-së, temperaturat minimale regjistrohen në qarqet Korçë e Dibër, me 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 17 gradë në qarqet Durrës, Tiranë, Sarandë dhe Vlorë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore dhe lokalisht, reshjet janë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina shpejtësia e saj do të arrijë deri në 10 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat: 

Shkodër
12/16
Re diell shi

Kukës
6/15
Re diell shi

Lezhë
13/16
Re diell shi

Dibër
5/12
Re diell shi

Durrës
11/17
Re diell shi

Tiranë
12/17
Re diell shi

Elbasan
12/16
Re diell shi

Berat
10/16
Re diell shi

Vlorë
12/17
Re diell shi

Korçë
5/11
Re diell shi

Gjirokastër
11/15
Re diell shi

Sarandë
13/17
Re diell shi