SPAK u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë informacion mbi lëvizjet e llogarive bankare të Vlora Hysenit dhe familjarëve të saj, përfshirë transfertat brenda dhe jashtë vendit.
Në fokus të hetimeve është edhe një transaksion prej rreth 500 mijë eurosh, i kryer nga llogaria e kompanisë Fortis Beton, në pronësi të biznesmenit Orest Sota, drejt një llogarie në Gjermani, e cila dyshohet se i përket vëllait të Vlora Hysenit.
Fortis Beton dhe Orest Sota janë nën hetim në dosjen e AKSHI-t, së bashku me biznesmenin Ergys Agasi. Ky i fundit është gjithashtu nën hetim në dosjen që lidhet me Vlora Hysenin.
Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të këtyre hetimeve, Agasi dhe Hyseni dyshohet se kanë pasur një lidhje intime, ndërsa Hyseni pretendohet se ka ndërhyrë për ta mbrojtur atë nga arrestimi nga policia.a.b





