Ish-ministri paraqitet në GJKKO, Fatmir Mediu pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
09/11/2026 09:59
Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së.
Ai është parë të futet në Gjykatën e Posaçme i vetëm, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.
Sakaq, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ish-ministri pritet të marrë pjesë në gjyqin e dosjes “Partizani”, si dëshmitar.
Top Channel