Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Studimi i Gallup: Mbi dy orë në rrjete sociale lidhen me më shumë stres e vetmi, edhe në Shqipëri

Share Share Icon

Përdorimi i lartë i rrjeteve sociale lidhet me më shumë stres, vetmi, trishtim dhe zemërim, por marrëdhënia me mirëqenien ndryshon sipas vendit dhe moshës.

Ky është një nga përfundimet e raportit të Gallup “State of the World’s Emotional Health 2026”, që përfshin 97 vende, mes tyre edhe Shqipërinë.

Studimi, i publikuar në bashkëpunim me World Health Summit, tregon se përdorimi i moderuar shoqërohet me rezultate më të favorshme në disa tregues të mirëqenies. Megjithatë, koha më e gjatë në platforma nuk lidhet në mënyrë të njëtrajtshme me një vlerësim më të ulët të jetës.

Gallup i ndan të anketuarit në tri kategori: ata që nuk përdorin rrjete sociale ose kalojnë më pak se 30 minuta në ditë; përdoruesit e moderuar, me 30 minuta deri në më pak se dy orë; dhe përdoruesit me të paktën dy orë në ditë. Krahasuar me grupin e moderuar, përdoruesit me kohëzgjatje të lartë raportojnë më shumë emocione negative. Diferencat mbeten përgjithësisht të vogla pasi merren parasysh faktorë si mosha, të ardhurat, arsimi, punësimi, shëndeti dhe mbështetja sociale.

Shqipëria është ndër 97 vendet e përfshira në studimin e Gallup. Harta e raportit e vendos në grupin ku lidhja mes kohës së kaluar në rrjete sociale dhe vlerësimit të jetës te të rinjtë 15–29 vjeç është e ulwt.

Të rinjtë janë grupi që kalon më shumë kohë në platforma. Mesatarja mes 97 vendeve tregon se 95% e personave 15–29 vjeç kishin përdorur rrjete sociale gjatë shtatë ditëve të fundit. Mes përdoruesve të kësaj moshe, mediana e atyre që deklarojnë të paktën pesë orë përdorim në ditë arrin në 19%. Këto janë rezultate ndërkombëtare, jo përqindje për Shqipërinë.

Analiza e lidhjes mes kohës në rrjete sociale dhe vlerësimit të jetës te të rinjtë evidenton dallime të mëdha: në 16 vende lidhja është negative me madhësi të moderuar, në 71 vende është e vogël dhe në 10 vende është pozitive me madhësi të moderuar.

Lidhja mes kohës në rrjete sociale dhe mënyrës si të rinjtë 15–29 vjeç e vlerësojnë jetën ndryshon nga një vend në tjetrin. Gallup gjeti një lidhje negative në 16 vende, ndër to SHBA-ja, Kanadaja, Izraeli, Australia dhe Holanda. Në 10 vende, mes tyre Meksika, Polonia dhe Irlanda, të rinjtë që kalonin më shumë kohë në rrjete sociale prireshin ta vlerësonin më lart jetën e tyre.

Gallup thekson se studimi evidenton lidhje statistikore dhe nuk provon shkakësi. Ai mat përdorimin dhe kohën e kaluar në rrjete sociale, por nuk përcakton cilat platforma përdoren, çfarë përmbajtjeje shohin të anketuarit apo nëse përdorimi i tyre është kompulsiv. / D. Hyka

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ndryshimi i furnizuesit të energjisë, ERE gati projekt-rregulloren e re për procedurat dhe afatet

Klientët familjarë dhe bizneset do të mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë elektrike përmes një procedure elektronike, sipas projekt-rregullo...

5 hours më parë 3 Min Lexim

Ekskluzive, VIP-at e Ballkanit Perëndimor; renditja e kompanive më të mëdha në rajon

Për herë të parë, “Monitor” boton renditjen rajonale të 50-100 kompanive më të mëdha të Ballkanit Perëndimor, sipas të ardhurave. Serbia dominon me...

2 days më parë 19 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!