Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Lindja e Mesme

Nafta nis javën në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve për uljen e tensioneve me Iranin

Share Share Icon

Çmimet e naftës nisën javën me rënie në tregjet ndërkombëtare, duke vijuar tendencën negative të javës së kaluar, ndërsa investitorët po vlerësojnë mundësinë e një uljeje të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Nafta Brent, referenca ndërkombëtare për çmimet e naftës, ra me 1,5% në 96,91 dollarë për fuçi në tregtimin e së hënës, 9 nëntor, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) zbriti me 1% në 89,85 dollarë për fuçi, sipas Reuters.

Presioni mbi çmimet u shtua pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se mundësia e ndërmarrjes së sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit ishte shumë e vogël, nëse negociatat për përfundimin e konfliktit vijonin të përparonin. Në një intervistë telefonike për CNN, Trump deklaroi se ndërhyrjet e reja ushtarake nuk kishin gjasa të ishin të nevojshme, nëse palët arrinin një marrëveshje të fortë.

Deklaratat kanë shtuar pritshmëritë e tregjeve për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, megjithëse situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme.

Gjatë fundjavës u raportuan sulme ndaj anijeve në ose pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Irani ka paralajmëruar gjithashtu se do t’u përgjigjet sulmeve amerikane dhe izraelite duke goditur objektiva të të dy vendeve.

Rënia e së hënës vjen pas një jave veçanërisht negative për tregun e energjisë. Nafta Brent humbi rreth 16% të vlerës gjatë javës së kaluar, duke regjistruar rënien më të fortë javore që nga fillimi i pandemisë COVID-19. Ndryshimi i pritshmërive për zhvillimin e konfliktit në Lindjen e Mesme ka ndikuar në reduktimin e primit të rrezikut gjeopolitik që ishte përfshirë në çmimet e naftës.

Paralelisht, perspektiva e furnizimit global po ushtron presion shtesë mbi tregun. JPMorgan vlerëson se rikuperimi i flukseve të naftës nga Lindja e Mesme, rritja e prodhimit në rajone të tjera dhe kërkesa më e dobët kanë krijuar një tepricë në ofertën globale. Sipas vlerësimeve të bankës, kjo tepricë arriti në 1,1 milionë fuçi në ditë në shtator dhe mund të zgjerohej në 1,4 milionë fuçi në ditë në tetor.

Megjithatë, perspektiva e një furnizimi më të bollshëm mbetet e kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike. Çdo përshkallëzim i ri në Gjirin Persik ose ndërprerje e transportit përmes Ngushticës së Hormuzit mund të rikthejë presionin rritës mbi çmimet, duke mbajtur të lartë pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Si po përshtaten vendet ndërsa kriza globale e energjisë vazhdon  

Qeveritë kanë ndërmarrë një gamë të gjerë masash në përgjigje të krizës energjetike, duke reflektuar kushtet e ndryshme ekonomike të secilit vend. ...

2 days më parë 6 Min Lexim
Bota /

Industria e Europës, mes krizës dhe lulëzimit  

Industria e Europës po ecën më mirë nga sa mund të mendoni. Kompanitë më të ekspozuara ndaj konkurrencës kineze po përballen me vështirësi. Por shu...

2 days më parë 10 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!