Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ka kritikuar Juventusin pas barazimit ndaj Fiorentinës në “Franchi”, duke vënë në pikëpyetje personalitetin dhe karakterin e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti.
Në emisionin “Pressing” në “Canale 5”, Ranocchia u shpreh: “Mungon lënda e parë. Spalletti është jashtë vetes dhe mund të zemërohet, madje edhe ta kapë Cabal prej jake, por problemi është se mungon lënda e parë. Sot hyri Zhegrova…, me gjithë respektin, nuk po flas për teknikën, por për qëndrimin e tij”.
Më tej, ai theksoi se për të luajtur te Juventusi nevojitet personalitet: “Duhet të kesh personalitet. Kur duhet të marrësh një vendim, duhet ta marrësh. Kur duhet të bësh një ndërhyrje, duhet ta bësh. Edhe në duele duhet të tregosh vendosmëri”.
Ranocchia komentoi edhe penalltinë e padhënë për Juventusin pas prekjes së topit me dorë nga João Mário, si dhe anulimin e golit të Fiorentinës, duke kundërshtuar interpretimin e episodit me Bremer.







