Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen tre të dyshuar

Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në
Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, dy persona, një grua dhe një burrë, janë shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.

Për rastin janë njoftuar Mbrojtësi i Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë liruar dhe rasti do të procedohet në gjendje të lirë.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një burrë, i dyshuar për dhunë në familje ndaj një gruaje. Sipas Policisë, viktima nuk ka pasur lëndime dhe ka refuzuar strehimin, duke deklaruar se ndihet e sigurt në banesën e saj. I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, një burrë ka raportuar në Polici se një person tjetër kishte tentuar ta godiste. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika