Sport
Fabregas ka një dëshirë të madhe: Çalhanoglu te Como

E ardhmja e Hakan Çalhanoğlu te Interi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, ndërsa Como është gati të shfrytëzojë situatën!
Mesfushori turk nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me klubin zikaltër për rinovimin e kontratës, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Como po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë për transferimin e tij.
Trajneri Cesc Fàbregas është një admirues i madh i Çalhanoğlut dhe do ta mirëpriste me kënaqësi në skuadrën e tij.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze, por kjo mund të jetë një nga lëvizjet më interesante të merkatos së ardhshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




