Një shpërthim është regjistruar në fabrikën e hekurit dhe çelikut Habaş në Izmir të Turqisë.

Sipas raportimeve të mediave turke, pas shpërthimit ka rënë zjarr në ambientet e fabrikës, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e shpërthimit, apo nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi incidentin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: