SPAK ka dhënë pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën, duke kërkuar nga 25 vite burg për secilin.
Dy emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri rikthehen në vëmendje të drejtësisë, këtë herë me një kërkesë të rëndë dënimi nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se Emiljano Shullazi është dënuar më parë me 14 vite burg për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndërsa emri i tij është përfshirë edhe në hetime për krimin e organizuar.
Nga ana tjetër, Lulzim Berisha, i njohur për lidhjen me të ashtuquajturën “Banda e Durrësit”, është përballur ndër vite me drejtësinë për krime të rënda, përfshirë vrasje dhe veprimtari të grupit të strukturuar kriminal.
Pretenca e SPAK nuk përbën ende një vendim përfundimtar të gjykatës.