Yamal dhe Inés García konsolidojnë lidhjen e tyre, tashmë bashkëjetojnë në rezidencën luksoze

9 Nëntor 2026
11:20
Alfred Lleshi
back button

Futbollisti spanjoll bleu pronën në fund të vitit 2025 për 11 milionë euro. Bëhet fjalë për vilën që dikur ishte në pronësi të Shakirës dhe Gerard Piqué.

Sipas “Europa Press”, çifti ka nisur punimet për ta përshtatur banesën me shijet dhe preferencat e tyre. Ata janë fotografuar duke mbërritur me një furgon të zi, të shoqëruar nga personeli i sigurisë, ndërsa jashtë vilës janë vendosur disa kontenierë me mbetje ndërtimi.

Lamine Yamal e Inés García, llegando a la propiedad en la que los obreros siguen trabajando.

Rezidenca luksoze përfshin kopshte të mëdha, pishina, palestër, ambiente sportive dhe një studio regjistrimi që dikur përdorej nga Shakira.

Punimet duket se po zhvillohen me ritme të shpejta. Punonjësit janë parë duke transportuar mbetjet e ndërhyrjeve, ndërsa zhurma e makinerive dëshmon se transformimi i pronës vazhdon.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit