E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, 50-vjeçari dyshohet edhe për një tjetër vjedhje me armë në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e 50-vjeçarit Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e një filiali bankar në zonën e Komunës së Parisit, më 2 nëntor.

Gjatë një deklarate për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, bëri të ditur se 50-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i një tjetër grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 2 qershor 2026, në një filial bankar në kryeqytet.

Sipas policisë, identifikimi i tij u bë i mundur falë përdorimit të sistemeve teknologjike, të cilat mundësuan identifikimin e autorit pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë grabitjeve.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe dy telefona celularë.

Reklamë

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve.

“Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.

Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;

• 8 200 euro,

• Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale

• 2 aparate celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, deklaroi Torba.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.