Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve në sistemin arsimor vazhduan edhe gjatë fundjavës në Francë, e nuk ka shenja se do të ndalen. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën sërish në rrugë, ndërsa vetëm të shtunën, sipas Ministrisë së Brendshme, në demonstrata morën pjesë rreth 146 mijë persona.