Policia e Tiranës ka zbardhur dy grabitje me armë zjarri në filiale bankare në kryeqytet, duke identifikuar dhe ndaluar 50-vjeçarin Robert Duka, i njohur edhe me një identitet tjetër, A. D.
Në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”, Duka dyshohet si autor i dy grabitjeve të kryera më 2 qershor 2026 dhe 2 nëntor 2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Grabitja e fundit ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku autori, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, mori rreth 60 mijë euro dhe u largua me një monopatinë elektrike.
Sipas Policisë, identifikimi i 50-vjeçarit u bë përmes hetimeve, përdorimit të sistemeve teknologjike që mundësojnë identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë grabitjeve.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve dhe dy telefona celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të të dyshuarit.a.b





