Tahiri: Mbi 1 miliard euro për blerjen e rrymës duhet të hetohen nga Prokuroria dhe të diskutohen në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se kërkesa e kësaj partie për debat parlamentar lidhur me sektorin e energjisë është miratuar nga Kryesia e Kuvendit dhe se debati do të mbahet në seancën e së enjtes.

Tahiri ka thënë se diskutimi do të përfshijë mungesën e energjisë elektrike, çmimin e rrymës, si dhe transaksionet dhe procesin e blerjes së energjisë.

Ai ka ngritur shqetësime për mbi 1 miliard euro të shpenzuara për blerjen e energjisë elektrike gjatë gjashtë vjetëve të qeverisjes aktuale, duke vlerësuar se kjo çështje duhet të jetë objekt i hetimit nga Prokuroria dhe i shqyrtimit parlamentar.

“Blerja e rrymës mbi 1 miliard euro është një çështje që do të duhej të kishte jo vetëm hetim brenda Prokurorisë, por edhe hetim dhe diskutim parlamentar për shkak se eshët e pabesueshëm qe për 6 vjet te mos rinovohet B1”, ka deklaruar Tahiri.

Ai theksuar se njësia B1, nuk është në funksion dhe se nuk pritet të rikthehet në funksion as në të ardhmen.

Sipas tij, kjo situatë do ta rrisë varësinë e Kosovës nga importi i energjisë elektrike dhe blerja e saj përmes tregtarëve të ndryshëm.

Përveç energjisë, në seancën e së enjtes pritet të trajtohet edhe gjendja në sektorin e shëndetësisë.

Tahiri ka thënë se Aleanca synon që diskutimi të përqendrohet në vështirësitë me të cilat përballen qytetarët dhe familjet gjatë kërkimit të shërbimeve shëndetësore në institucionet publike, veçanërisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai ka vlerësuar se përballja me nevojën për trajtim në QKUK dhe kërkimi i një shërbimi shëndetësor përbëjnë një ngarkesë të madhe për familjet, ndërsa ka paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet edhe nga perspektiva e shërbimeve publike dhe kushteve në institucionet shëndetësore.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika