“E ka partnere”/ Takimet speciale dhe “hoteli” në qeli, drejtori i policisë së burgut e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve për Rajonin e Vlorës ka reaguar pas rastit të helmimit të fëmijëve në kopështin nr.10, ku dyshohej se ishte shkaktuar nga uji i kontaminuar.
Në një reagim zyrtar UKRV shpreh se pas analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të kryera rezulton se 22 kampionët e marrë kanë janë brenda normave të përcaktuara, pa prani amoniaku dhe nitritesh.
Reagimi i plotë i UKRV:
Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe opinionin publik se nga analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të kryera gjatë ditëve të fundit, rezultatet e përftuara kanë rezultuar brenda normave të përcaktuara, pa prani amoniaku dhe nitritesh.
Ky është një informacion i bazuar në të dhëna laboratorike konkrete te kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat dëshmojnë se parametrat e analizuar në 22 kampionët e marrë janë në përputhje me standardet përkatëse.
Dëshirojmë të theksojmë se transparenca me qytetarët është thelbësore. Për këtë arsye, kontrollet dhe monitorimi i cilësisë së ujit vijon rregullisht, ndërsa çdo rezultat bëhet publik në mënyrë të qartë dhe të përgjegjshme.
UKRV mbetet i angazhuar për monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e qytetarëve në çdo fazë të këtij procesi.
Top Channel