E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Politikë

Rama udhëton sot drejt Parisit, merr pjesë në Forumin e Paqes

Në Paris do të mbahet ditën e martë edicioni i nëntë i Forumit të Paqes.

Në Pallatin Palais de Chaillot, në Paris, më 10 dhe 11 nëntor, liderë dhe përfaqësues nga e gjithë Evropa do të mblidhen për të diskutuar mbi sfidat globale, nën temën kryesore: “Nga Sovraniteti te Bashkëpunimi”.

Edicioni i këtij viti i kushtohet veçanërisht fëmijëve, duke e vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e brezit të ri në qendër të agjendës globale.

Në fokus do të jenë investimet në arsim, shëndetësi dhe ushqim, si dhe mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet që vijnë prej algoritmeve dhe ekspozimit të tepruar ndaj ekraneve.

Reklamë

Përtej diskutimeve dhe debateve, Forumi shërben edhe si një hapësirë për prezantimin e zgjidhjeve konkrete.

Këtë vit do të prezantohen 40 projekte të përzgjedhura, të cilat synojnë t’u japin përgjigje praktike sfidave globale.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë forum nga kryeministri Edi Rama, i cili do të udhëtojë ditën e sotme drejt Parisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.