Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit është ngritur si çështje nga opozita në Komisionin e Sigurisë. Erald Kapri ka pyetur drejtoreshën e Burgjeve nëse edhe raste të tjera transferimesh janë konsideruar “sekret shtetëror” si dhe nëse ka një hetim administrativ për takimin e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut me kryebashkiakun.
Sadleva Bodo ia ktheu se informacionet mund t’i marrin në rrugë zyrtare, ndërsa sa për cilësimin “sekret” të urdhrit, tha se kjo bëhet “bazuar në disa ligje.” Për pyetjet lidhur me ministrin, nuk dha sqarime të mëtejshme.
Erald Kapri: Çështja Veliaj, ju keni thënë se çështja është sekret, po rastet e tjera janë sekret apo jo? A keni mbajtur shënim sipas protokolleve për ministrin e Drejtësisë në burg, dua orën dhe nëse ka shkuar në kapacitetin e tij zyrtar? Bazuar në rregulla, s’ka vizita në atë orë dhe takimi është bërë në zyrën e drejtorit, ju a po e hetoni këtë rast? Kjo vizitë e tij, pa autorizim nga SPAK, a po hetohet nga pikëpamja administrative?
Sadleva Bodo: Mund t’i drejtoheni me një kërkesë zyrtare, për të cilën do merrni përgjigje për secilën prej tyre. Ditën e premte kam firmosur 93 urdhra transferimi, çdo urdhër është kompetencë e Drejtorit të Burgjeve, me ligj. Bazuar në disa ligje, urdhri i transferimit futet në kategorinë e akteve “I klasifikuar sekret“ me afat ruajtje 10 vite.
Erald Kapri: Për Veliajn, më thatë bëni shkresë. Ju thatë se është sekret, por rolin e ministrit nuk morëm përgjigje? E kuptojmë që ai është shefi juaj, por nëse ka shkelje ligjore ju duhet të reagoni zyrtarisht të parët. Pretendohet se i paraburgosuri thotë se ka shantazh, Gogu ‘smund ta takojë pa marrë leje nga SPAK, ministri ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën dhe ju keni vendosur që ta shkelni ligjin.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento