Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

9 Nëntor 2026 | 13:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e 221 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Kanionit të Gjipesë, ku po ndërtohet një hotel.

Në një konferencë për mediat, Berisha pretendoi se prona ka qenë publike dhe se nuk ekzistojnë dokumente kadastrale që të provojnë pronësinë private mbi këtë sipërfaqe toke.

Kreu i PD-së përmendi në deklaratën e tij edhe Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, duke pretenduar se përfitimi i pronës është bërë pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.

“Aty nxin me të gjithë shëmtinë e tij ndërtimi i hotelit ‘Edi Rama’ në Kanionin e Gjipesë, kanion që në shekuj ka qenë pronë publike. Që nuk ka pasur kurrë asnjë pronar, por që peshkaqeni Olsi Rama, duke përdorur Edi Ramën, i cili nuk e mori kurrë me dokumente kadastrale arkivore. Nuk dispononte asnjë dokument kadastral. As të Perandorisë, të Mbretërisë, as të diktaturës, se i përkiste Aneta Kolekës, të ndjerë”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se familjarët e kryeministrit kanë përfituar 221 mijë metra katrorë tokë në një prej kanioneve të regjistruara ndër më të bukurit e bregdetit.

Gjatë konferencës, Berisha komentoi edhe nisjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, për të cilën Prokuroria e Posaçme njoftoi më 8 nëntor se ka hapur një çështje hetimore.

Kreu i demokratëve u shpreh skeptik për mundësinë që hetimi të çojë në përgjegjësi penale për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që, sipas tij, janë shfaqur pas njoftimit të SPAK.

“Të mendosh se SPAK-u apo të besosh se SPAK-u do të penalizojë Edi Ramën është njëlloj sikur të mendosh se veshin tënd mund ta shohësh pa pasqyrë”, u shpreh Berisha.

Is this conversation helpful so far?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari, dyshohet për trafikim emigrantësh përmes skemave të vizave

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orbán, raportohet se është arrestuar këtë të hënë në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh. Lajmi është...
11:48 | 09/11/2026

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Demo thekson se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta shmangin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në...
11:36 | 09/11/2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në dosjen e vrasjeve të bujshme të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. Në...
10:33 | 09/11/2026