Shtohen divorcet në Gjirokastër, shkaqet kryesore janë dhuna në famlje dhe situata ekonomike

Divorcet po regjistrojnë shifra në rritje në qarkun e Gjirokastrës.
Përgjatë këtij viti në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër janë regjistruar 108 çështje të reja divorci, 171 janë përfunduar me vendim gjyqësor, përfshirë edhe dosjet e mbartura nga viti i kaluar, ndërsa 93 çështje të tjera mbeten ende në shqyrtim.
“Emigracioni,vështirësitë ekonomike, fenomeni i dhunës në familje, janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së numrit të divorceve”, thotë avokati Arjan Sotiri.
Edhe procesi i vetingut ka krijuar vështirësi ligjore dhe stoqe të dosjeve për shqyrtimin juridik të çështjeve civile.
Divorcet jane një ndër problematikat sociale në Gjirokastër ndërsa rritja e numrit të tyre është tregues për demografinë dhe elementët social-ekonomik të rajonit jugor.




