“Agjencitë partnere të hetojnë dosjen ‘Albanian File’”, Berisha: Është monumenti më i zi i drogës në Evropë
Sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat është mbajtur një seancë dëgjimore me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara për vitin 2027.
Erion Braçe i ka drejtuar disa pyetje ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimi rreth dhe ka ngritur shqetësime rreth mënyrës së indeksimit të pensioneve, rritjes së çmimeve në dhjetor, TVSH-së në bujqësi dhe çmimit të hidrokarbureve.
Pjesë nga debati:
Erion Braçe: Nga llogaritja nga INSTAT del që inflacioni godet ata me të ardhura të ulëta. Kështu e kemi indeksimin regresiv. Përfiton ai me pension më të lartë. Nga 2015 e këtej, sa janë si numër pensionistët dhe sa shkon vlera e pensionit mesatar në këtë periudhë?
Atë që kemi diskutuar për masën fiskale, e cila hyn në fuqi më 1 janar. Cili është instrumenti që do ta përcjellë masën e plotë te qytetari? Çfarë kemi bërë me ligjet e markave dhe patentave? Monopole në treg, sa është rreziku të ndodhë? Do të rrisin çmimet në dhjetor, që të përthithin zbritjen në janar që ne e kemi dhënë si faktor fiskal.
Shqetësues është edhe sektori i bujqësisë. E kemi me TVSH zero. Një baxho do të blejë me 0 apo 6 për qind? Do të shesë djathë me 20 për qind TVSH? Do të vijojë të jetë një goditje për sektorin e bulmetit? Keni menduar që këto vlera do të barazohen dhe ai me 20 lopë të hyjë në zinxhirin e TVSH-së?
Hidrokarburet, politika fiskale në çmim. Do të jetë keq që qytetarët të blejnë me çmim më të lartë. Sa herë që ndodh një faktor fiskal, cilësia dhe pesha janë problem. Në treg grabitet, ka shembuj plot, që të vijnë drejtues mjetesh: “Serbatori im merr kaq, si ka mundësi të paguaj më shumë?”, të thonë. Nëse marrim një masë fiskale për ulje të çmimit, ai të ketë cilësi dhe në çmim dhe në peshë, të mos ndodhë transferimi i korrupsionit.
Delina Ibrahimaj: Çështja e metodologjisë së indeksimit të pensioneve, indeksimi dikujt t’i rritet më shumë, dikujt më pak. Ai që e ka të ardhurën më të ulët dhe shportën më të ulët, ka edhe indeksimin më të ulët. Të shohim një studim për një indeksim për ata me të ardhura më të ulëta.
Për bonuset. Një individ që arrin nivelin si dysheme, bonusi stopohet dhe çdo vit merret me atë vlerë. Numrat e pensionistëve janë gjithnjë në rritje. Duhet një politikë që pensionet të rriten. Mbase vit pas viti. Problematika e sistemit tonë, dalin në pensionistë pa vite të plota pune. Kjo nga informaliteti dhe regjistrimi nga punëmarrësit ka qenë i lartë. Kemi një diskutim me Bankën Botërore për këtë, që edhe këta pensionistë të mos kenë një pension të ulët.
Nisma e reduktimit të çmimeve, kemi 6 linja supermarketesh dhe 54 produkte të jenë të përfshira të gjitha. Do të fillojnë të monitorohen që nga muaji nëntor. Në cilën prej hallkave ndodh rritja? Mund të ndodhë te frutat dhe perimet. Nuk mund të futen të gjithë tregtarët. 30 për qind tregtohet në linja supermarketesh. Konkurrenca do të bëjë të mundur që, nëse ulen në supermarket, edhe te tregtarët e tjerë do të detyrohen t’i ulin. A bëjmë dot një detyrim për uljen e çmimeve? Jo. Kjo do të bëhet nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia për Ruajtjen e Konsumatorit.
Në bujqësi dhe te baxhot, ne vijmë nga një sistem problematik nga TVSH-ja në blerje dhe TVSH-ja në shitje, problem i trashëguar. Forma më e mirë është futja e të gjitha produkteve dhe më pas subvencionimi i TVSH-së. Problemin nuk e shkakton 6-përqindëshi.
Hidrokarburet, me Bordin e Transparencës, do të shohim mekanizmin më të mirë. Vendosja e taksës së qarkullimit. Llogaritja e marzheve të subjekteve, si dhe një analizë më e mirë e marzheve. Çmimet e vendosura nga Bordi i Transparencës, si dhe rishikimi i formulës, do të bëhet një analizë e theksuar.
Top Channel