Pjesëtarë të Togut për Intervenime të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) morën pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, të mbajtur në Slunj të Kroacisë.
Instruktorë të Ushtrisë Kroate, nga Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë Ushtarake Kroate, drejtuan trajnimin. Ai synonte përmirësimin e shkathtësive profesionale dhe zgjerimin e kapaciteteve për intervenime.
Të lidhura
None found
Aktivitetet praktike u dhanë pjesëmarrësve mundësinë të përsosin aftësitë taktike, të ndajnë përvojat profesionale dhe të njihen me standardet e procedurat e intervenimit.
Përmes pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëtarët e FSK-së ndihmuan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në shkëmbimin e përvojave mes strukturave ushtarake të të dyja vendeve.
FSK vijon të punojë për zhvillimin profesional, rritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e aftësive operacionale të pjesëtarëve të saj, duke u mbështetur te trajnimet e përbashkëta dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.






