Qendra masazhi apo shtëpi publike? ‘Buda’, ‘Diva’ dhe…/ Nga vëllezërit Mario e Andi Roshi tek Rexhina Lika, Helena Melcini, Selma Hita, Anisa Mukaj dhe Ervin Salku, kush janë tutorët e ‘punonjëseve të seksit’
Disa qendra relaksi në Tiranë dyshohet se përdoren për shfrytëzim prostitucioni, aktivitet që maskohet me masazh dhe shërbime të tjera relaksi. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë, ka goditur herë pas here grupe për shfrytëzimin e prostitucionit, duke infiltruar agjentë në këto qendra. Vetëm gjatë viteve të fundit, policia ka arrestuar me dhjetëra administratorë dhe pronarë të qendrave të masazhit në pallate të Tiranës, të përdorura për shfrytëzim prostitucioni, duke ngritur akuza si; prostitucion, shfrytëzimi i prostitucionit, mbatja e lokaleve për prostitucion, moskallzim krimi, pastrim parash etj.
Mes tyre janë arrestuar dhe proceduar në kohë dhe qendra të ndryshme si; Ervin Salku, Helena Melcini, Selma Hita, Jetmira Demiraj, Rexhina Lika, Andi Roshi, Mario Roshi, Anisa Mukaj, Kristos Halili, Lefteri Qerama, Kliton Shuli, Ernest Shkreli, Rigers Fortuna, Ervin Hysolli, Fatjon Hyka etj.
Pas operacioneve policore dhe dënimeve modeste, tutoret dhe bosët e tregut të seksit në Tiranë i kanë hapur sërisht shtëpitë e kamufluara publike, duke ndryshuar emrat e qendrave, vendndodhjen dhe administratorët në letra. Disa infiltrime, filmime të fshehta, regjistrime dhe dëshmi konfirmojnë se disa qendra spa në Tiranë ofrojnë edhe shërbime seksuale, përmes pagesës, kamufluar me shërbime relaksi.
Materialet me natyrë penale, që do t’i ekspozojmë në vijim, tregojnë veprimtari të paligjshme, kamufluar me relaks në qendrat e masazhit; Buda Masazh, Buda Spa, Diva Spa, Deluxe, Lefteri Spa etj. Ndërkaq, paratë e aktivitetit të paligjshëm ndahen mes vajzave në rolin e eskortave të kamufluara dhe pronarëve të qendrave të masazhit. Këta të fundit dyshohet se i pastrojnë paratë, duke i investuar në pasuri të paluajtshme.
Pronarët e spa vendosin kamera në dhomat e masazhit
Disa video intime me përmbajtje të rëndë, me perversitete, sulme seksuale, veprime të turpshme, madje edhe të dënueshme, me sa duket të hakeruara në kohë të ndryshme, pritet të harrojnë videotekën erotike të kompozitorit Adrian Hila, i cili studion e tij muzikore e kishte përshtatur në dhomë harbimi me zonja të artit dhe kulturës, ku merrnin pjesë në performanca treshe edhe katërshe, edhe biznesmenë, këngëtarë biseksualë etj.
Bëhet fjalë për disa politikanë, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj, deputetë, ish deputetë, drejtorë, bankierë etj., të cilët shfaqen duke kryer veprimte të turpshme, demostrojnë anën perverse, tërbohen dhe përfshihen në sulme të rënda seksuale në disa qendra masazhi dhe relaksi në Tiranë. Nëse në videot intime të Adi Hilës nuk ka asgjë të paligjshme, përpos filmimit të fshehtë dhe hakerimit të dyshuar, në videot ku shfaqen njerëz të politikës dhe biznesit, dyshohet për krime seksuale si vepra të turpshme, sulme seksuale, ngacmime seksuale.
Disa sekuenca videosh ku personazhe publikë shfaqen të përndezur, turfullojnë për t’u harbuar, fluturojnë të brendshmet dhe u turrem vajzave, por edhe meshkujve të rinj, si demi bezës së kuqe, kanë nisur të qarkullojnë në rrethe të ngushta. Në disa qendra relaksi (spa) ka kamera të dukshme dhe të fshehta, me sa duket për çështje sigurie. Ka dyshime të forta se videot janë hakeruar me qëllim tregtimi dhe fitimi në faqe të posaçme të regjistrimit të intimitetit pa dijeni.
©Shqip.com