Policia ka vendosur 21 gjoba ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Sipas policisë, ata bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.
Për secilin prej 21 personave është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, pasi kanë kryer kundërvajtje administrative duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit gjatë zhvillimit të tubimit.
Policia bën me dije se masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.














