Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Robert Dukës, që dyshohet si personi që ka kryer vjedhjen e një banke në Tiranë.

Robert Duka ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ai prej ditësh ëahtë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë, ndërsa dyshohet se do të largohej sërish në Greqi.

Bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Duka u arrestua sot, pasi dyshohet për vjedhjen e një banke në kryeqytet. Efektivët janë duke e hetuar, pasi ka dyshime se ai ka gisht edhe në grabitje të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb