Asnjë shumë parash nuk mjafton – ky Mercedes unik do t’i takojë vetëm një kampione
Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë unike, të krijuar vetëm në një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së turneut final të tenisit për femra, FAGE WTA Finals 2026.
Bëhet fjalë për një Mercedes-AMG SL 55 4Matic+ të personalizuar, i cili do t’i dorëzohet kampiones gjatë ceremonisë së trofeut më 15 nëntor në Indian Wells të Kalifornisë.
Vetura është realizuar përmes programit “Manufaktur Made to Measure” të Mercedes-AMG dhe nuk mund të porositet apo blihet nga publiku.
“Për kampionen kemi krijuar një Mercedes-AMG SL 55 krejtësisht unik. Duam ta festojmë arritjen e saj me diçka të bërë vetëm për të, po aq individuale sa rrugëtimi i saj drejt majës”, ka deklaruar Christina Schenck nga Mercedes-Benz.
Modeli është lyer me ngjyrën speciale “Ultraviolet”, të frymëzuar nga identiteti vizual i WTA-së.
Brenda, kabina është e veshur me lëkurë Nappa në ngjyrë Crystal White, elemente nga fibra e karbonit, dhe mbështetëse koke me qëndisje të veçantë.
Vetura do të ketë gjithashtu një pllakë me emrin e kampiones.
Në aspektin mekanik, SL 55 mbetet i pandryshuar, me sistemin 4Matic+ me tërheqje në të gjitha rrotat dhe konfigurimin standard AMG.
Fitueset në kategorinë e çifteve nuk do ta marrin këtë model, por do të përfitojnë përdorimin pa pagesë për 12 muaj të veturave Mercedes-Benz.





























