Është zhvilluar ditën e sotme konferenca për shtyp e dy lojtarëve të Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë me Finlandën më 12 nëntor dhe Bjellorusinë më 15 nëntor.
Nga “Shtëpia e Futbollit”, folën për mediat, portieri Berat Gjimshiti dhe mesfushori Julian Shehu.
Mënyra e futbolli të Maran, mesfusha ka ndryshuar?
Unë mendoj se mënyra si po luan ekipi më ofensiv ka dhënë frytet e veta. E rëndësishme është të ndihemi mirë dhe të respektojmë detyrat që na jep trajneri.
Kemi dy përballje, tek Finlanda. Sa e vështirë është të ruhet kryesimi?
Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vetë. Duhet të japim maksimumin. Presioni është pjesë e lojës. Jemi profesionistë dhe të dimë si ta përballojmë. Ta bëjmë lojën për të marrë rezultatin maksimal. Patjetër që është objektiv të jemi në krye.
Finlanda, a mendoni se këtë herë do jetë ndeshje ndryshe?
I vetmi ndryshim është se luajmë në shtëpi. Mbështetja e tifozëve është një shtysë e madhe për ne që të marrim maksimumin nga kjo lojë.
Çfarë detyrash keni ndryshe me Maran? Si është gjendja në skuaëdr dhe përgatitja?
Besoj që detyrat kanë ndryshuar për të gjithë ekipin. Të bëjmë presion më tepër. Patjetër që jemi gati të marrim maksimumin në këto dy sfida.
Titullar me Sylvinhon, tani ka ndryshuar me ardhjen e Maran?
Këto janë zgjedhje që i bën trajneri. Për aq kohë sa je në ekipin kombëtar, do japim maksimumin. Sa herë jemi në fushë do bëjmë maksimumin.
Ndeshje për revansh, si e sheh gjendjen e skuadrës?
Po, nuk do e marr si revansh. Secila e ka historikun e vetë. Duhet të fokusohemi te ekipi që kemi. Dua ti ftoj të gjithë tifozët të na përkrahin. Do jetë porta e hapur për të gjithë. E rëndësishme ti kemi tifozët afër. Të shkojmë përpara dhe të kemi vendin e parë.
Nga Finlanda te Finlanda, a ndjen përgjegjësi?
Tani gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthen prapa. Ishte moment ku edhe ndryshoi edhe rrjedha e lojës. Ishte edhe pak fatkeqësi. Pranimi i golit e bëri më të vështirë gjithçka. E kemi kaluar atë moment. Gjithçka e kemi në dorën tonë. Ekipi do paraqitet mirë sepse dëshira është e madhe. Dua të shtoj këtë pjesë e ndeshjes me San Marinon. Mendoj që të bëjmë më mirë sa kemi bërë edhe herën e kaluar.
Faktikisht ka qenë më gjatë se 5 lojë. Ka qenë moment shumë i mirë që kam përjetuar një muaj. Gjithsesi, dua ta vazhdoj këtë edhe me kombëtaren. Nuk pranova gol. Gjithsesi për ne është me rëndësi kjo ndeshje.
Çfarë kemi më shumë se Finlanda?
Kemi lojtarë më kualitativ. Kanë lojtarë me eksperiencë. Nuk duhet nënvlerësuar Finlanda. E kemi parë dhe në ndeshjen e fundit, kemi marrë një mësim shumë të mirë. Me San Marinon psh. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Prapë se prapë luajmë në shtëpi. Dëshira është të dalim sa më mirë.
Filozofia e trajnerit ? Po Caprile, çfarë mendoni?
Nuk kam informacion për të dytën. Sa i përket atij momenti, ishte ndryshimi i mendjes në momentin e fundit kur erdhi pasimi. Desha të vazhdoj, por e ndryshova në momentin e fundit. Mirëpo në momentin e fundit nuk kam bërë kontakt. Lojtari diti ta shfrytëzojë momentin.
Duhet të merret loja e parë me Bjellorusinë që shumë raste kemi krijuar nga prapa, nga qarkullimi. Kemi dalë përpara. Duhet të vazhdojmë me këtë. Gabimet mund të ndodhin. Besoj se kjo i ka dhënë shumë vetbesim. Nuk duhet të merret si gjë e madhe apo të ndryshohet.


