E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pse u transferua Veliaj nga burgu i Durrësit në Fier? Flet drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me procedurat e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Gjatë përgjigjeve ndaj deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, Bodo sqaroi se dokumentacioni që shoqëron transferimet për arsye sigurie është i klasifikuar dhe se për të pasur akses në të duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare.

“Vetëm të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtjeje dy vite. Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, deklaroi Bodo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.