Robert Duka, autori i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë ka qenë nën akuzë edhe në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. 50-vjeçari nga Vlora dyshohej për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj.

Ai prej ditësh mbahej nën vëzhgim nga agjentët e policisë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt Greqisë.

Bëhet me dije se bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë. Ai u arrestua ditën e sotme nga policia, ndërsa iu sekuestruan edhe 8200 euro dhe disa sende të tjera