Marko Bexeki regjistron fitoren e tij të gjashtë sezonale, duke dominuar plotësisht në pistën e Katarit. Piloti italian i Aprilias, i cili ishte nisur nga “pole position”, nuk e lëshoi për asnjë moment vendin e parë dhe e kaloi vijën e finishit me më shumë se tri sekonda avantazh ndaj Mark Markezit, me spanjollin e Duaktit që po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit të dhjetë kampion bote.

Në vendin e tretë u rendit Raul Fernandez me Aprilian e skuadrës satelite. Një paraqitje pozitive bëri edhe Horge Martin, i cili përfundoi në vendin e shtatë, pavarësisht problemeve të shumta fizike. Kështu, gara për titullin kampion bote mund të vendoset në Portugali, në pistën e Portimaos, gjatë fundjavës së 21-22 nëntorit. Mark Markez mund ta sigurojë titullin që në garën Sprint, nëse arrin të fitojë.

GARA

Marko Bexeki e konfirmoi epërsinë që në xhirot e para. Piloti italian mori menjëherë kryesimin dhe nisi të shkëputej gradualisht nga ndjekësit, duke e rritur diferencën xhiro pas xhiroje. Ndërkohë, lufta për podiumin u përqendrua mes tre pilotëve: Mark Markez, Raul Fernandez dhe Pedro Akosta.

Spanjolli i Dukatit, i cili kishte mbërritur në Katar me mundësinë për të siguruar matematikisht titullin kampion bote, tregoi pjekuri në menaxhimin e gomave. Pasi zbriti përkohësisht deri në vendin e katërt, Makez arriti fillimisht të parakalonte bashkëkombësin e tij të KTM-së, Pedro Akosta, ndërsa tri xhiro para fundit kaloi edhe Raul Fernandezin.

Parakalimi vendimtar ndaj pilotit të Aprilias erdhi në vijën e drejtë kryesore, duke i siguruar Marquezit vendin e dytë në podium. Për Marko Bexekin, xhirot e fundit u kthyen thuajse në një shëtitje triumfale. Piloti italian kishte krijuar një avantazh prej më shumë se tri sekondash ndaj nëntë herë kampionit të botës dhe mundi ta administronte me qetësi epërsinë deri në finish.

Bexeki e përfundoi garën me kohën 41:29.173, ndërsa Markez mbërriti 3.083 sekonda pas tij. Në vendin e tretë u rendit Raul Fedin e shtatë përfundoi Horge Martin, i cili zhvilloi han Zarko dhe Iker Lekuona.

Screenshot 2026-11-09 101247

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb