Lionel Messi pritet të vizitojë sërish Argjentinën gjatë muajit janar, në kuadër të një përballjeje miqësore që Inter Miami po përgatit kundër River Plate. Skuadra amerikane po shqyrton mundësinë e zhvillimit të kësaj ndeshjeje si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri.

Bisedimet mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm, por deri më tani nuk është bërë publik asnjë njoftim zyrtar që konfirmon zhvillimin e takimit.

Një rikthim i tillë do të kishte interes të veçantë për tifozët argjentinas, të cilët do të kishin mundësinë ta shihnin Messin sërish duke luajtur në vendlindje, pas deklaratës së tij në gusht për mbylljen e aventurës me kombëtaren e Argjentinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb