Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë plenare të kërkesës së Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) kundër Rregullores së re të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), të hartuar nga kryetari Erion Bani. Pas mbledhjes së gjyqtarëve, kërkesa ka kaluar me shumicë votash.

"Ajo që kundërshtohet është zëvendësimi paraprak i këtij vlerësimi me një regjim administrativ të përgjithshëm, të pabotuar në Fletoren Zyrtare dhe me efekte të jashtme”, thuhej në padinë e bërë në 14 shtator nga Asociacioni i Gazetarëve.

Rregullorja e re e GJKKO-së censuron punën e medias. Me rregulloren e re, punonjësit e medias detyrohen që çdo ditë të hartojnë dhjetëra kërkesa për të ndjekur gjyqet të cilat duhen dërguar njëra pas tjetrës në GJKKO 24 orë përpara nisjes së gjyqit.

Në epokën e teknologjisë, akti i GJKKO-së, e ka kthyer rolin e gazetarit në epokën e gurit. Atij i lejohet të ketë në sallën e gjyqit vetëm laps e letër. Ndërsa telefoni celular, një mjet pune i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë, është kthyer në një objekt të ndaluar.

Lajm në përditësim...