Komediani britanik Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulm seksual

9 Nëntor 2026 | 16:09

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera.

Vendimi u shpall të hënën nga gjyqtari Joel Bennathan, i cili gjatë seancës e kritikoi ashpër sjelljen e komedianit, duke e përshkruar atë si shprehje të një përbuzjeje arrogante ndaj grave që refuzonin të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

“Rreth 20 vjet më parë, Russell Brand, ti po bëheshe i famshëm. Ishe i zgjuar dhe, në sytë e shumë njerëzve, qesharak dhe karizmatik. Por ishe bërë gjithashtu një grabitqar seksual”, deklaroi gjyqtari gjatë shpalljes së vendimit.

Sipas vendimit të gjykatës, veprat penale kanë ndodhur në një periudhë kur karriera e Brand në botën e komedisë ishte në ngritje. Në atë kohë, ai po fitonte famë për humorin provokues, deklaratat e drejtpërdrejta mbi jetën seksuale dhe paraqitjet në televizion e radio.

Gjatë seancës së dënimit, 51-vjeçari shfaqi pak emocione. Në momentin kur oficerët e gjykatës e shoqëruan për ta marrë në paraburgim, ai u kthye nga bashkëshortja e tij dhe i tha: “Do të jemi mirë”.

Brand, i cili ndër vite është përballur edhe me probleme të lidhura me përdorimin e drogës dhe alkoolit, ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij. Ai ka këmbëngulur se marrëdhëniet seksuale në fjalë kanë qenë konsensuale.

Megjithatë, gjykata e shpalli fajtor për veprat penale ndaj katër grave dhe e dënoi me 10 vite e gjysmë burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza

Bashkimi Evropian i ka kërkuar të hënën Izraelit të garantojë akses të plotë humanitar në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se përmbytjet e mëdha dhe...
15:31 | 09/11/2026

Musk: Tesla do të rimbursojë klientët e Cybertruck, prodhimi i kamionetës elektrike do të ndalet në vitin 2027

Tesla pritet të rimbursojë depozitat e një numri të madh klientësh që kanë porositur Cybertruck, pasi kompania nuk arrin të përmbushë të gjitha porositë e...
15:17 | 09/11/2026

Kriza në Paraguai, presidenti emëron Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore

Presidenti i Paraguait, Pedro Alliana emëroi të hënën ekonomistin Jorge Schreiner në krye të bankës qendrore, pas krizës së shkaktuar nga ndërhyrja në bankën dixhitale...
14:09 | 09/11/2026