Letra nga Berlini për Shiroka Pulën, Steinmeier ka një mesazh për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në letrën e tij, Presidenti Steinmeier i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, në emrin e tij dhe të qytetarëve gjermanë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës.
“Fakti që tani të gjitha institucionet kushtuese janë sërish plotësisht funksionale dhe të afta për të vepruar, përbën një lehtësim të madh edhe për Gjermaninë, si shtet mik dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës. Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letër, përcjell Zyra e Presidentës
Presidenti Steinmeier nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është në Evropë.
“Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin përpara për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Presidenti Steinmeier.
Në përfundim të letrës, Presidenti gjerman rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.
Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e ardhshëm me Presidenten Shiroka Pula, duke i uruar asaj sukses dhe urtësi në ushtrimin e detyrës.
LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë
Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar
EKSKLUZIVE/ Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme
- 17:09 Goditje për Zvicrën, Granit Xhaka humb ndeshjet e nëntorit
- 16:55 Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën
- 16:51 Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë
- 16:48 Mbi 400,000 rusë të vdekur në luftën e Ukrainës, dalin në dritë të dhëna të reja
- 16:45 Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi
- 16:41 Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar