• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

by A. Q
09/11/2026 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat e dhunshme dhe dëmtimi i bizneseve pritet të ndikojnë në ngadalësimin e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se efektet e dhunës gjatë protestave po ndihen nga bizneset dhe do të ndikojnë në ecurinë e aktivitetit ekonomik.

Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, kërkoi shpjegime për parashikimin e rritjes ekonomike prej 3.9%, krahasuar me 4% një vit më parë.

“A mund të na shpjegoni ju shprehjen ‘mrekullia ekonomike shqiptare’ që ka thënë lideri juaj global për këtë buxhet, në një kohë kur rritja ekonomike këtu parashikohet 3.9% nga 4% që ka qenë vitin e kaluar?”, pyeti Leskaj.

“Në këtë tremujor, për arsye të protestave të dhunshme, ne kemi pasur një efekt në ekonomi. Protestat qytetare nuk janë të dhunshme dhe nuk dëmtojnë biznesin privat. Për shkak të kësaj, ne do të ndiejmë një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë, sepse kemi biznese të tëra të cilat po ndiejnë efektet e dhunës në protesta”, u përgjigj Ibrahimaj.

Një tjetër çështje e diskutuar në Komision ishte indeksimi i pensioneve. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi rishikimin e formulës aktuale, duke argumentuar se pensionistët me të ardhura më të ulëta goditen më fort nga inflacioni.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh e gatshme të nisë një studim për mundësinë e indeksimit të shkallëzuar të pensioneve, me qëllim që të përfitojnë më shumë familjet me të ardhura të ulëta.

“Unë personalisht mund të angazhohem që ta filloj një studim të tillë dhe të shohim pastaj se si është forma më e mirë për ta bërë këtë indeksim, mbase në mënyrë të shkallëzuar, në mënyrë që të ketë një impakt te ato familje që kanë në të vërtetë të ardhura më të ulëta dhe të ketë një impakt më të madh”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja u ndal edhe te ndryshimet fiskale, duke garantuar kontrolle në treg pas uljes së TVSH-së në 6%, për të shmangur abuzimet me çmimet. Sipas saj, do të monitorohet edhe zbatimi i taksës së qarkullimit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In