Kronikë
Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e re Qafë Plloçë–Qukës, ku janë përplasur dy automjete.
Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident ka targa greke. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




