Rama takohet me Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotem drejt Parisit, ku është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Njoftimi:
Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Kryeministri Rama do të jetë gjithashtu pjesë e Seancës Plenare të Forumit të Paqes në Paris, me temë “From Sovereignty to Cooperation”, e cila do të trajtojë dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.




