Gjatë të gjithë protestave numri një i policisë së shtetit Skendër Hitaj ka qenë në terren duke koordinuar forcat policore. Pikërisht për këtë në komisionin parlamentar të Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes deputetët e opozitës duke i përmenduar atë që e quajtën dhunë policore i kërkuar dorëheqjen. Por drejtori i përgjithshëm i policisë nuk i dha një përgjigje me fjalë por me gjuhën e trupit. Duke e ditur se do të përballej me pyetjet e deputetëve të opozitës pwr protestat Skender Hita kishte ardhur i përgatitur në këtë komision me foto Ilustroi dëmtimet e rënda të kolegëve në vijën e parë të përballje me dhunën e protestuesve. Zoti Hitaj tha se janë shpenzuar zero lekë nga buxheti shtetit për automjetet e reja shi hedhëse por nuk tregoi origjinën nga kanë ardhur kur u pyet nga deputetët e opozitës.