Zhvillimi i protestave dhe dëmtimi i bizneseve pritet të ndikojnë në ecurinë ekonomike të vendit gjatë tremujorit të fundit të vitit. Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë duke thënë se këto zhvillime do të sjellin një ngadalësim të aktivitetit ekonomik me një rritje më të ulët se objektivi i parashikuar nga qeveria. “A mund të na shpjegoni ju shprehjen “mrekullia ekonomike shqiptare që ka thënë lideri juaj global” për këtë buxhet në një kohë kur rritja ekonomike këtu parashikohet 3.9% nga 4% që ka qenë vitin e kaluar” “Në këtë tremujor për arsye të protestave të dhunshme ne kemi pasur një efekt në ekonomi. Protestat qytetare nuk janë të dhunshme dhe nuk dëmtojnë biznesin privat. Për shkak të kësaj ne do të ndjejmë një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë, sepse kemi biznese tëra të cilat po ndjejnë efektet e dhunës në protesta”