Fotografia zyrtare e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.
Departamenti i Protokollit të Shtetit e ka shpërndarë portretin në institucionet qendrore e lokale, agjencitë dhe institucionet përkatëse, si dhe në misionet diplomatike e konsullore të Kosovës në mbarë botën.
Të lidhura
None found
Sipas Presidencës, vendosja dhe shpërndarja janë kryer brenda afateve të përcaktuara dhe në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret e Përzgjedhjes dhe Vendosjes së Fotografisë së Presidentit/es të Republikës së Kosovës.
Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Arben Llapashtica, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.








