‘The Albanian Files, vetëm çelësi’/ Oei: Firmat e Ramës në KKT! Të hetohen arkitektët, kompanitë dhe paratë e pista!

20:06, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, autori i denoncimeve për dosjen ‘The Albanian Files’ të Edi Ramës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për SYRI TV me Armela Ferkon, ku zbulon detaje mbi hetimin e nisur nga SPAK pas kallëzimit penal të shoqërisë civile.

Ai thotë se procedimi penal nr. 97, i regjistruar më 10 shtator 2026, duhet të shkojë përtej disa projekteve apo resorteve dhe të përfshijë të gjithë mekanizmin e vendimmarrjes për ndërtimet në Shqipëri.

Oei kërkon që në kuadër të hetimeve të thirret në SPAK kryeministri Edi Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, si dhe arkitektët, kompanitë private dhe drejtuesit e institucioneve të përfshira në miratimin e projekteve.

Sipas tij, duhen hetuar lidhjet mes kompanive, investitorëve dhe institucioneve, si dhe dyshimet për pastrim parash. “The Albanian Files”, shprehet gazetari holandez, ishte vetëm çelësi që hapi derën e një mekanizmi shumë më të gjerë.

Intervista:

Ferko: Kujtojmë se janë bërë disa padi, duke përfshirë dhe opozitën shqiptare, por kjo padi nga informacioni që ne kemi, kjo përgjigje i kthehej shoqërisë civile. Një nga palët që gjithashtu ka bërë padi. Nga, për sa kërkoni në lidhje me kallëzimin penal të depozituar në 12 gusht 2026, ju bëjmë me dije se mbi bazën e kallëzimit tuaj penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal numër 97 të datës 10 e nënti 2026. Ky procedim penal është në hetim. 10 e nënti 2026, pra në shtator të 2026-ës, por kjo u mësua vetëm në datën 7 nëntor. Çfarë mendon ti se po hetohet?

Oei: Gjëja që po hetohet patjetër janë vendimet e KKT-së. Edhe ne të gjithë e dimë kush është kryetari i KKT-së edhe kush përgjigjet për këto vendime.

Ferko: Kush është kryetari i KKT-së? Për ata që nuk e dinë.

Oei: Është Kryeministri. Kryeministri Edi Rama. Edhe siç kam shkruar edhe unë, edhe njerëz të tjerë, domethënë tani për disa muaj, mënyra se si duhet të hetohet Edi Rama është nëpërmjet KKT, sepse atje i keni të gjitha firmat e tij. Kështu që besoj se është gjë e mirë që tani, besoj se nuk kishte një zgjedhje tjetër SPAK-u, domethënë është e domosdoshme që kjo investigohet, edhe tani presim. Presim të thirret Kryeministri te SPAK. Unë besoj se kjo duhet të ndodhë, patjetër. Gjithashtu, unë besoj se të gjithë këta arkitektë që janë brenda 'Albanian Files' duhet të thirren, sepse ata kanë zyra përfaqësuese këtu në Shqipëri. Edhe besoj se ata, edhe ata duhet të thirren se si janë komunikuar, se si kanë komunikuar me Kryeministrin, si kanë komunikuar me këto kompani private, si i kanë marrë paratë, si janë paguar, të gjitha.

Ferko: A ka kuptim që të ndodhë një proces lidhur me projekte të caktuara? Se ka pasur dhe një informacion të tillë që ka qarkulluar në fakt përgjatë këtyre dy ditëve. Lidhur me resorte të caktuara, a mund të ndodhë ky hetim për 'The Albanian Files'? Po ta bëj kështu pyetjen, a mund, sepse ti ke qenë i pari që ke zbërthyer të gjitha projektet, ke folur për kompanitë aty, se si lidhen ato, ke folur për nepotizmin e Kryeministrit Rama. A mund të ndodhi, a është logjike që të bëhet një hetim vetëm lidhur me disa resorte?

Oei: Shiko, tani jemi në një moment që jo vetëm unë ose disa gazetarë merren me këto gjëra. Kjo tani është një problem që jeton, që është i gjallë brenda shoqërisë shqiptare. Ne të gjithë tani e dimë të vërtetën për këto projekte edhe nuk besoj se mund të kufizohet vetëm me disa resorte ose një, dy pallate. Tani duhet të hetohet sistemi.

Ferko: Që do të thotë? Duhet të hetohet sistemi. Çfarë nënkupton ti me sistemin? Nënkupton kompanitë...

Oei: Kompanitë, arkitektët, KKT-ja, AZHT-ja, AKPT-ja, të gjitha. Të gjitha këto institucione që lidhen me të gjitha projektet e ndërtimit që kemi këtu në Shqipëri. Patjetër në lagjen time ashtu si projektet në bregdeti.

Ferko: Dhe ndalemi tek cilat janë elementet më të rëndësishëm aty.

Oei: Të gjithë këto do të qenë në të njëjtin mekanizëm. Shpëlarjen e parave, pastrimin e parave, pastrimin e parave të pista... siç e kemi lexuar të gjithë ne.

Ferko: A mjafton vetëm libri 'The Albanian Files' për t'i zbardhur këto, apo...

Oei: Jo. Shiko. Libri 'The Albanian Files' ka qenë vetëm kyçi. Është vetëm kyçi që të hapet çikë dera. Pastaj patjetër i gjithë dokumentimi i AKPT-së, i gjithë dokumentimi i AZHT-së, do merren në pyetje të gjitha këto krerët që janë në krye të këtyre institucioneve, të gjithë njerëzit që lidhen me këto vendime, tani duhet të merren në pyetje. Dhe patjetër do dalin më shumë dokumente, se jo vetëm 'Albanian Files'. Por 'Albanian Files' ka qenë kyçi.

Ferko: Duke pasur dhe duke rikthyer në vëmendje disa prej denoncimeve që ti ke bërë. Që në intervistën e së bashku e kemi pasur në 26 qershor, më kujtohet, dhe ti ke folur atëherë, kishe bërë dhe një shkrim përpara saj për 'The Albanian Files' dhe të detajuar the që ajo është një dosje e mirëfilltë penale që mjafton të merret aty nga organet e hetimit. Mesa duket kjo gjë paska nisur si procedim disa muaj më vonë. Surprizë e mësuam në nëntor, por e rëndësishme është që të ndodhi. Cilët janë ato elementet e rëndësishme pra le t'i japim një ndihmë SPAK-ut, po përdor dhe unë alegorinë që ti e përdor shpeshherë në shkrimet e tua. Nga duhet ta nisin? Nga kompanitë aty? Cila është gjurma më e lehtë aty? Për shembull ti ke folur për 51 në, si e kishte... ja një moment, 51N4E që ke thënë që është kompania që u bë e famshme nga Kryeministri Rama.

Oei: Për shembull, me sheshin Skënderbej p.sh. Ka disa pikënisje. Mund të nisësh me arkitektët që tani kanë folur hapur për lidhjen e Kryeministrit me kompaninë arkitekturore, me kompanitë private, me investitorët, me të gjitha. Në një mënyrë që patjetër nuk është sipas ligjit, le ta themi. Këta mund të thirren së pari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco