Liburn Aliu është larguar nga drejtimi i Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është komanduar Andrea Shllaku. Lajmi për dorëheqjen e Aliut është bërë i ditur ende pa një konfirmim zyrtar nga institucioni.
Shllaku ka mbajtur më herët postin e zv.drejtorit të Autoritetit Portual, si dhe atë të zv.ministrit të Mbrojtjes.
Liburn Aliu ishte emëruar në krye të Portit të Durrësit në tetor të vitit 2025, pasi kishte mbajtur më parë postin e ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë.
Ai ishte larguar nga qeveria e Kurtit rreth dy muaj më parë, përpara se të merrte drejtimin e Autoritetit Portual të Durrësit.


