Cristian Chivu s’i përmban emocionet: Babai im nuk është më, por unë i flas ende’
Pau Cubarsi është fituesi i ‘Golden Boy 2026’, trofeu që i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeçare dhe që është krijuar nga gazetari Massimo Franchi dhe e përditshmja italiane ‘Tuttosport’.
Talenti 19 vjeçar i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle me të cilën fitoi titullin botëror, grumbulloi plot 450 pikë nga 500 pikë të mundshme. Në vendin e dytë u rendit Yan Diomande i Realit të Madridit me rreth 250 pikë më pak, ndërkohë që në podium është ngjitur edhe Warren Zaire Emery i Paris Saint Germainit.
Cubarsi është mbrojtësi i dytë që fiton këtë trofe në 24 edicione.
Ndërkaq u përcaktuan edhe emrat e fituesve të çmimeve të tjerë. Kështu, Best Italian Golden Boy u fitua nga Honest Ahanor i Crystal Palace, Golden Girl Absolute Best shkoi për Felicia Schröder të Realit të Madridit dhe Best Italian Golden Girl iu akordua Giulia Galli (Barcelona).
Emrat e fituesve u bënë të ditur në një konferencë shtypi të mbajtur në ‘Mapei Football Center’ të Sassuolos, ndërsa ceremonia e dorëzimit të trofeut ‘Golden Boy’ dhe çmimeve të tjera do të mbahet në 14 dhjetor në Torino.
Top Channel