
Në emisionin “Top Story”, të moderuar nga Grida Duma, është zhvilluar një debat i ashpër mes Mentor Kikisë dhe Artan Hoxhës lidhur me akuzat e reja ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Diskutimi u përqendrua te dyshimet për lidhje të paligjshme dhe dobësimi i institucioneve të sigurisë, duke sjellë përplasje mes dy të ftuarve mbi përgjegjësitë dhe funksionimin e SHISH.
Pjesë nga debati:
Mentor Kika: Ka disa kohë që këtë fajtorin po duam t’a shohim me thes në kurriz. Jam dakord me shqetësimet se pse u nxor tani dhe jo më parë. Apo jam një milion herë më shumë i shqetësuar se SHISH është bërë si kafene ordinerësh. Këtu nuk ka nevojë për thes, provat janë se drejtoresha ishte nëpunëse e Agasit. Ergysi nuk i gjeti te furra e bukës së lagjes. Kemi faktin tjetër, nuk na del me thes për fat të keq.
Artan Hoxha: Zonja është derr me thes. Ti po flet për një vendim masë sigurie, ne po flasim për dosjen. Nëse do ta dënosh e dënojmë
Mentor Kikia: Tre fakte që janë publike. Këtë zonjën nuk e nderojnë dhe as e rendojnë.
Artan Hoxha: Unë them se është një lojë më e madhe për të mbuluar këtë. SHIK është aq i mbaruar, shërbimi që do na mbronte është copë copë.
Mentor Kika: Unë për vete jam qytetarisht i alarmuar kur e shoh shtetin tim të shtrirë për tokë të bërë llucë.
