Gjatë emisionit “Prime News24” në News24, gazetarja Klodiana Lala kërkoi transparencë dhe përgjegjësi për një sërë çështjesh që lidhen me projekte të mëdha publike në Shqipëri. Ajo përmendi Aeroportin e Vlorës, AKSHI-n, SHISH-in, inceneratorët dhe projektin e Portit të Durrësit.
Sipas Lalës, Aeroporti i Vlorës është nën hetim, ndërsa çështjet e AKSHI-t dhe SHISH-it përbëjnë skandale. Duke folur për inceneratorët, ajo tha se janë dhënë miliona, por incenerator nuk ka. Për Portin e Durrësit, të cilin e cilësoi si ndoshta një nga aferat më të rënda, gazetarja paralajmëroi se vendi rrezikon të mbetet pa port.
Të lidhura
None found
Lala pyeti se kush i ka firmosur vendimet për Portin e Durrësit dhe inceneratorin e Tiranës. Ajo tha se, për këtë të fundit, ende nuk është marrë në përgjegjësi penale asnjë zyrtar i lartë dhe se, sipas të dhënave që disponon, projekti rrezikon t’i kushtojë shtetit deri në 400 milionë euro.
Gazetarja pretendoi gjithashtu se Këshilli i Ministrave ka firmosur një vendim dhe ka përfshirë 17 vendime për t’i dhënë bonus një kompanie që ajo e quajti fantazmë. Sipas saj, në landfillin e Sharrës nuk ka incenerator.








