Prej 163 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e përditshme para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Protestuesit kanë refuzuar thirrjet për dialog të bëra nga kryeministri, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si një kërkesë të panegociueshme.
Ata deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin para Kryeministrisë dhe protestat deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e Ramës nga detyra, duke bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.