“Shtetet paralele po luftojnë njëra-tjetrën, Policia përgjon SPAK-un, SPAK përgjon gjyqtarët/ Curri në Top Story: Oligarkët janë më të fuqishmit
Reforma Zgjedhore dhe nevoja për një sistem që i jep qytetarit fuqinë reale për të zgjedhur përfaqësuesit e tij është në fokus të diskutimit në emisionin “Top Story”.
Mentor Kikia dhe Ylli Manjani kanë ndarë qëndrimet e tyre mbi ndryshimet e nevojshme në sistemin zgjedhor, rolin e opozitës dhe krizën e përfaqësimit politik në vend.
Kikia theksoni se presioni politik duhet të shërbejë për të garantuar një ligj ku vota e qytetarit vendos se kush e drejton vendin, ndërsa Manjani kërkon lista të hapura dhe një Parlament ku të përfaqësohen më shumë zëra, duke kritikuar sistemin që, sipas tij, u jep kryetarëve të partive kontrollin mbi përzgjedhjen e deputetëve.
Mentor Kikia: “Ky presion politik duhet të bëjë një të mirë. O të bëjë një ligj ku vota e qytetarit të vendosë në krye atë që do populli, o ta lënë fare. Opozita sot është mes dy ngjarjeve të rëndëisshme, opozita e rrugës dhe zgjedhjet vendore. Kërkohet përbashkim forcash në dy fronte dhe unë mendoj se kjo duhet të ndodhë në protestë. Duhet një ligj që të mos e përcaktojë votën forca e shtetit”.
Ylli Manjani: “Ka ndryshuar e gjithë jeta e partive për shkak të atyre ndryshimeve. Është zhbalancuar shteti, ka humbur presidenti. Në 2008-ën u krijuar partitë e kryetarëve. Ke vënë një kalë që tërheq karrocën, këtë e ka thënë edhe vetë Rama. Unë, po të isha Sali Berisha, se është edhe i vjetër dhe gjysh, duhet të dalë dhe të kërkojë falje dhe ta kthejë aty ku ishte. Me lista të hapura, e thjeshtë, unë jam për uljen e numrit të qarqeve, por kjo që po bëjnë tani, nuk është reformë. Tema është që vota të mos shkojë dëm për shkak të llogarive. Kjo nuk shkon. Kemi nevojë për një parlament me pak më shumë pjesëmarrje, Dashi (Shehi) duhej të ishte në parlament, jo si pjesë e PD. Edhe Qori, me të cilin nuk jam dakord, le të shkojë në parlament. Jo të shkojnë ata që i vë kryetari. Duhet t’i japim kuptim votës”.
Top Channel