Një 34-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pasi dyshohet se është goditur nga rryma elektrike teksa po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike.
Viktima, elektricist i zonës, me inicialet A. N., është dërguar rreth orës 20:36 në Spitalin Rajonal Shkodër, por pa shenja jete.
Ngjarja ndodhi teksa ai po ndërhynte për rikthimin e energjisë elektrike në disa banesa të fshatit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
© SYRI.net
Grabitësi i bankave me skuter/ Albert Duka: Lekët i lashë në kazino, 6 mijë € shlyeva borxhet në Vlorë
Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergys Agasi
SYRI TV/ Zbardhen dy grabitje bankash në Tiranë Arrestohet autori - 50-vjeçarit iu sekuestruan 8 200 euro